Shkelën Kodin Zgjedhor, KAS do të shqyrtojë denoncimet për 10 bashki, Braho relator

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për shkelje të Kodit Zgjedhor nga kryetar bashkie dhe persona përgjegjës që kanë detyrim për raportimin e veprimtarive publike.
Sot (27 mars) u hodh shorti për përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 11, dhe rezultatet e shortit përcaktuan relator z. Ledio Braho
Shqyrtimi paraprak i kërkesës do të zhvillohet ditën e martë, datë 28.03.2023.
KQZ ka marrë denoncime për organizimin e 20 veprimtarive publike nga 10 institucione publike, përfshirë Bashkia Fier, Bashkia Prrenjas, Bashkia Librazhd, Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Bashkia Poliçan, Bashkia Skrapar, Bashkia Roskovec, Bashkia Lezhë, Bashkia Bulqizë dhe Bashkia Elbasan.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




