Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë llogariten 28.3 miliardë lekë, kryesojnë tekstilet

Ekonomi | 5 vite më parë
 

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 5 muajt e parë të këtij viti llogariten në 6% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar, shkruan ATSH.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 5-mujorin e këtij viti importet drejt Gjermanisë shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-s duke arritur në 20.6 miliardë lekë nga 17.6 miliardë lekë që ishin në 2020-n.

Edhe eksportet referuar të dhënave shënuan rritje përkundrejt të njëjtës periudhë të 2020-s. Në vlerë ato arritën në 7.7 miliardë lekë nga 6.8 miliardë lekë që llogariteshin në 2020-n.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 3 miliardë lekë, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.3 miliardë lekë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme