Shkëmbimi i dytë i të burgosurve, Kievi: Kemi kthyer 86 ushtarë, do t’i sjellim të gjithë në shtëpi!

Botë | 5 vite më parë

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk njoftoi në Facebook se me urdhër të presidentit Zelensky është bërë shkëmbimi i dytë mes të burgosurëve ukrainas dhe rusë.

“Me urdhër të Presidentit Zelensky, sapo u bë shkëmbimi i dytë i të burgosurve me rusët. Kemi kthyer 86 ushtarë tanë, 15 prej tyre janë gra. Për të gjithë ata që janë ende të burgosur. Ne do të luftojmë për secilin prej jush. Do t’ju sjellim të gjithëve në shtëpi!”., shkruan ajo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme