Shkëputja e marrëdhënieve me Iranin, Balla-opozitës: Moment që duhet të bëhemi bashkë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ndal te shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Balla deklaroi se ky moment do të kujtohet gjatë në historinë e Shqipërisë. Teksa thekson se sulmi kibernetik i Iranit ndaj shërbimeve publike shqiptare gjatë muajit korrik ishte i sofistikuar, Balla thekson se ky moment duhet të bëjë bashkë opozitë-mazhorancë.

“Ky moment do të kujtohet gjatë se në historinë e Shqipërisë sonë, nga sot e për shumë vite për shumë breza këta dy flamur do të qëndrojnë gjithmonë bashkë. Unë nuk e gjej dot përgjigjen e pyetjes që të flasësh në emër të shqiptarëve secili prej nesh të flasë për një çështje si kjo dhe të sjellësh të gjithë vrerin që të buron kundër Shqipërisë. Nuk hyj të bëj diskutim me parafolësin. E ka të shkruar në ballë që ka bërë sa është i është dhënë mundësia.

Nuk ka asnjë dyshim që pas këtyre sulmeve fshihet autorësia e drejtpërdrejtë e Iranit. Sulmi kibernetik ishte i sofistikuar. Ky është një moment ku ne natyrshëm duhet të jemi të gjithë bashkë. Sa i përket çështjeve të integrimit e sigurisë kombëtarë ne nuk duhet të kemi dallim. Çdo institucion publik, që ne duhet të zbatojmë urgjentisht këtë ligj, pra vendosjen e flamurit të BE-së. Në vijim të asaj që kemi dakordësuar ne sot ngremë një komision të posaçëm për të ndryshuar dhe për të përqasur rolin e Kuvendit të Shqipërisë me fazën e re të procesit të anëtarësimit”, tha Balla. Më tej kryetari i grupit parlamentar të PS u ndal te komisioni i posaçëm për përqasjen e rolit të Kuvendit me fazën e re të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te roli i domosdoshëm i opozitës.

“Ne sot ngremë një komision të posaçëm për të ndryshuar dhe për të përqasur rolin e Kuvendit me fazën e re të integrimit të Shqipëria, të procesit të anëtarësimit në BE, ku mirëpres rolin e opozitës. Procesi i anëtarësimit në BE në rolin që luan kuvendi është shumë i rëndësishëm. Opozitës i është besuar drejtimi i komisioni dhe i këshillit kombëtar për integrimin. Së bashku të vijojmë të rrisim kontrollin parlamentar mbi këtë proces, të tregojmë që Kuvendi ka rolin e udhëheqjes së këtij procesi. Të rrisim cilësinë e përafrimit të legjislacionit”, tha Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme