Shkodër, Berisha: Nuk votojmë asnjë emër të propozuar nga Edi Rama për president

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e stome në Shkodër, ku nga aty ka folur edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Berisha deklaroi se PD nuk kishte asnjë emër për të propozuar për President, ndërsa bërë me dije se nuk do të votonte asnjë emër të dalë nga mazhoranca.
‘Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë i dal.’- tha Berisha.
Berisha ishte Shkodër, në 31 vjetorin e masakrës së 2 prillit, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




