Shkolla e rikonstruktuar “Gustav Mayer”, Veliaj: Gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor

Sociale | 5 vite më parë

Shkolla 9-vjeçare “Gustav Mayer” në kryeqytet ka përfunduar rikonstruksionin dhe është gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa fotografi se si duket shkolla tani. “Klasa të bukura, me nxënës të talentuar dhe mësues të kujdesshëm. Kështu shkolla “Gustav Mayer”, gjithmonë triumfon! Kolegët e bashkisë Tiranë janë kujdesur për shkëlqimin e ambienteve të kësaj shkolle”, shprehet Veliaj.
Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, përfshiu: ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit; rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare, rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit, sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës dhe vendosjen e ndriçimit LED.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme