Shkollë e re në “Rrugën e Dibrës”, Veliaj: Zgjidhim çështjen e mësimit me ty turne

Një shkollë e re 9-vjeçare do t’i shtohet Tiranës në shtator. Ajo po ndërtohet në “Rrugën e Dibrës”, pranë Medresesë, pikërisht në truallin e ish-ndërtesës së vjetër të UKT-së.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi kantierin e ndërtimit, ku nënvizoi se me shkollat e reja që po ndërtohen merr zgjidhje edhe çështja mësimit me dy turne.
“Shumë shtëpi qerpiçi ia lënë vendin një zhvillimi të ri, ky zhvillim sjell familje të reja dhe një nga arsyet pse është rritur vlera e pronës në Tiranë, është se kanë edhe shkollën shumë afër. Jemi sot në rreth 40 shkolla të reja, por do kemi edhe një paketë me 10 shkolla të reja këtë vit. Ne do debatojmë, se në këtë vend nuk ecet pa bërë politikë, por të paktën nuk do debatojmë më për mësimin me dy turne. Fillojmë tani tek gjimnazi “Partizani”, do të hapim “Sami Frashërin” këtë pranverë, dhe bëhemi gati për vitin shkollor”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollën më të afërt. Ai i siguroi se shkollat e reja kanë të njëjtën cilësi në mësimdhënie.
Veliaj garantoi edhe banorët e prekur nga tërmeti se do të mbaj premtimin ndaj tyre.
Projekti i shkollës së re parashikon ndërtimin e një godine 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë e pajisur me laboratorë dhe me terrene sportive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




