Shkrumbohet tregu i ri i fruta perimeve në Lushnjë, mbi 50 tregtarë të prekur

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës tregun e ri të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë, pranë stadiumit të qytetit, duke e shkrumbuar plotësisht atë.

Tregu, i ndërtuar tre vite më parë nga bashkia, ishte kthyer në një pikë të rëndësishme tregtimi për banorët e zonës, ku çdo ditë ushtronin aktivitetin e tyre mbi 50 tregtarë dhe punonjës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Për pasojë, i gjithë malli i lënë brenda nga tregtarët është djegur dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se gjithçka ka nisur nga një shkëndijë elektrike në sistemin e ndriçimit gjatë natës.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për neutralizimin e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme