Shkup: Dënohet ish-kryetari i Kuvendit për sulmet e 27 prillit 2017

Trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit për krimin e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit” janë fajtorë për organizimin e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017. Fjala është për ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrin e Transportit Mile Janakieski, ish-ministrin e Arsimit dhe të Shkencës Spiro Ristovski si dhe ish-drejtorin e policisë sekrete DSK, Vladimir Atanasovski.
Të akuzuarit kanë marë dënime më të ulta për veprën për të cilën janë akuzuar, sepse gjatë procesit gjyqësor kanë bashkëpunuar me organet e hetuesisë.
Trpkov: Dhuna e 27 prillit s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë
Gjyqtari Ilija Trpkov gjatë shqiptimit të dënimeve tha se sulmi dhe dhuna e shfaqur më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe patriotizmin .
“Shteti mbrohet me zemër, me mendje dhe strategji të drejta. Nëse për çdo vendim me të cilin nuk pajtohemi hymë me dhunë në gjykatë, kuvend apo në cilin do qoftë institucion shtetror , atëhere nuk mund të kemi shtet ligjor”, tha gjyqtari Trpkov.
Prokuroria ka kërkuar që të dënuarve t’u ndërpritet arresti i shtëpisë dhe të dërgohen urgjentisht për vuajtjen e dënimit.
Në procesisn gjyqësor “27 prilli” qenë akuzuar gjithsejt 33 vetë prej të cilëve 5 deputetë.Të dënuar janë gjithsej 16 vetë, ndërsa të tjerët i kanë shpëtuar dënimit falë ligjit për amnesti, të miratuar në vitin 2018./ DW
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




