Shon Daish tregon për planet me Brojën në ndeshjen mes Evertonit

Angli | 2 vite më parë

Për trajnerin e Evertonit, Armando Broja është një pikë referimi sa herë që është i gatshëm për të luajtur. Sipas Shon Dajsh në ndeshjen e radhës, atë kundër Arsenal, Armando Broja do të jetë në mendimet e tij sa i përket formacionit edhe pse pranoi se shqiptariit i duhet ende kohë që të integrohet plotësisht me grupin.

“Broja do të jetë në ç’do strategji që do të ndërtojmë për këtë duel delikat. Ai kurrë nuk ka qenë larg mendimeve të mia për sa kohë ka qenë i shëndetshëm. E aktivizova për pak minuta përballë Uolves për ti dhënë mundësi që të shijonte pak emosionet e ndeshjes. Ai ka një rrugë të gjatë përpara se të rikthehet në maksimumin e tij fizik. Ai po tregon se kërkon të rikthehet kompetitiv në grup dhe më pas të jetë i tillë edhe në fushë”, komentoi trajneri i Evertonit, Shon Daish.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme