Shpenzimet, rritje vjetore me 6.3% gjatë 7-mujorit

Ekonomi | 2 vite më parë

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-korrik të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë, shkruan ATSH.

Realizimi i tyre shënon një realizim në masën 92.3 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.3 % më i lartë ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 47.1 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 46.7 % të planit vjetor. 

Shpenzimet korente për periudhën 7-mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 314.7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.5 % më i lartë, ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme