Shpërthejnë protesta në Greqi pas përplasjes vdekjeprurëse së trenave

Protestat shpërthyen në Greqi ditën e djeshme pas përplasjes vdekjeprurëse së trenave, pavarësisht faljes që kërkoi kryeministri.
Në një deklaratë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se “ne nuk mund, dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor“, i cili la të vdekur 57 persona.
Një tren pasagjerësh që transportonte më shumë se 350 persona u përplas me një tren mallrash të martën në mbrëmje në Tempi, pranë qytetit të Larisës, katastrofa më e rëndë hekurudhore në vend prej vitesh.
Përplasja ka shkaktuar zemërim mbi standardet e sigurisë në rrjetin hekurudhor grek. Protestat e së dielës pati përballje me policinë e cila përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u mblodhën jashtë parlamentit në Athinë.
“Ky krim nuk duhet të mbulohet, ne do të jemi zëri i të gjithë të vdekurve”, shkruhej në një nga sloganet.
Në një deklaratë të lëshuar ditën e djeshme, Mitsotakis tha se “nuk është e mundur që dy trena që lëvizin në drejtime të kundërta të jenë në të njëjtën linjë dhe të mos vihen re nga askush”.
Ministri i transportit i vendit dha dorëheqjen pas tragjedisë dhe një sindikatë e punëtorëve hekurudhor hyri në grevë, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë të sistemit citon CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




