Shpërthen Beqiri: Ahmetaj është Ilir Meta i dytë. Bastard, i korruptuar

Politikë | 2 vite më parë

“Ahmetaj është Ilir Meta i dytë. Bastard, i korruptuar” kështu u shpreh avokat Idajet Beqiri në studion e emisionit të “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1.

Avokat Beqiri theksoi gjithashtu se ishte përgjegjësi e rëndë e Ramës që e çoi Arben Ahmetajn deri atje. Ai theksoi se Ahmetaj është njeriu i dytë pas Ilir Metës më i korruptuar në Shqipëri.

“Arben Ahmetaj  ishte me të vërtet deri zv/kryeministër dhe Rama ka përgjegjësi të rëndë që e ka marrë deri atje, por Arben Ahmetaj është Ilir Meta i dytë në Shqipëri, njeriu më i korruptuar, njeriu më bastard që ka parë ndonjëherë ky vend. Në aspektin që e ka filluar korrupsionin qëkur ishte fëmijë dhe vazhdoi me korrupsionin. E filloj me impulset elektronike qëkur ja vodhi shqiptarëve hapur, vazhdoi me Kredinsin dhe duke bërë pastrim të produkteve dhe të parave, vazhdon më tutje, s’ka lënë poshtërsi pa bërë”, u shpreh avokat Beqiri.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme