Shpërthen bomba në Pakistan/ 40 persona gjejnë vdekjen në tubimin politik

Të paktën 40 persona janë vrarë nga një shpërthim që ndodhi gjatë një tubimi politik në veriperëndim të Pakistanit.
Shpërthimi ndodhi në periferi të Khar, kryeqyteti i distriktit Bajur në Khyber Pakhtunkhva.
Më shumë se 100 persona mbetën të plagosur kur bomba shpërtheu në një tubim nga mbështetësit e një kleriku të linjës së ashpër dhe lideri politik në zonën, e cila kufizohet me Afganistanin, transmeton Sky News.
Disa nga të plagosurit rëndë u transportuan me avion në një spital në kryeqytetin e provincës, Peshavar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




