Shpërthim gazi në një restorant në Kinë, të paktën 31 të vdekur dhe 7 të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 31 persona kanë gjetur vdekjen dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi gazi në një restorant Barbecue në Kinë.

Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje e një rezervuari të gazit të lëngshëm brenda restorantit.

Autoritetet lokale të zjarrfikësve dërguan 20 automjete dhe më shumë se 100 personel në vendngjarje, me operacionet e kërkim-shpëtimit që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes (22 qershor), sipas CNN.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping e quajti shpërthimin një ngjarje të trishtë ndërsa ka kërkuar nga autoritetet në vendngjarje të jenë në gadishmëri për të trajtuar të lënduarit, për të forcuar mbikëqyrjen e sigurisë dhe për të mbrojtur sigurinë e banorëve.

Policia ka arrestuar nëntë persona duke përfshirë menaxherin e restorantit, punonjësit dhe aksionerët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme