Shpërthim në një xhaminë afgane, vriten 18 persona, mes tyre dhe një klerik pro-Taliban

Botë | 4 vite më parë

Një shpërthim ndodhi në një xhami të mbushur me besimtarë në Afganistanin perëndimor, duke vrarë të paktën 18 persona, përfshirë edhe një klerik të shquar të afërt me talebanët. Nga shpërthimi kanë mbetur edhe 21 persona të plagosur. Shpërthimi në qytetin e Heratit, mbushi me trupa oborrin e Xhamisë Guzargah.

Burrat bërtisnin, “Zoti është i madh”, të tronditur dhe të tmerruar. Bomba shpërtheu gjatë lutjeve të drekës të së premtes, ditë kur xhamitë janë plot me besimtarë. Midis viktimave ishte Mujib-ul Rahman Ansari, një klerik i shquar, i cili është i njohur në të gjithë Afganistanin për kritikat e tij ndaj qeverive të vendit, të mbështetura nga perëndimi gjatë dy dekadave të fundit.

Ansari shihej si i afërt me talebanët, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin një vit më parë, pasi forcat e huaja u tërhoqën. Vdekja e tij u konfirmua nga zëdhënësi kryesor i talebanëve, Zabihullah Mujahid. Pak para bombardimit, Ansari ishte takuar në një pjesë tjetër të qytetit me zëvendëskryeministrin e qeverisë talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili ishte për një vizitë në Herat. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme