Shpërthimi i makinës së kreut demokrat të Vaut të Dejës, Begaj: Personat përgjegjës të vendosen para ligjit

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të makinës së kreut të Partisë Demokratike të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Nreca. Teksa dënon ngjarjen, Begaj kërkon daljen para drejtësisë të personave përgjegjës.
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, tha Begaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 të së hënës (11 prill) në fshatin Paçram, ku lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit tip “Audi” të Nrecës, ndërsa shpërtheu sapo ai u fut në automjet. Fatmirësisht Ndreca nuk pësoi lëndime nga shpërthimi, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur ende.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




