Shpërthimi në urën e Krimesë/ identifikohet drejtuesi i kamionit, zhytësit shqyrtojnë shkallën e dëmit

Botë | 4 vite më parë

Autoritetet ruse kanë identifikuar drejtuesin e kamionit që shpërtheu në urën e Krimesë duke shkaktuar zjarrin e madh. Makhir Yusubov një burrë 51-vjeçar që punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë.

Ndërkohë, zhytësit rusë pritet të zhyten sot në zonën detare të urës ku do të shqyrtojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga goditja në seksionet rrugore dhe hekurudhore të urës, e cila shihet si një simbol i pushtimit rus të rajonit.

Rusia ka kërcënuar më parë se do të hakmerret ndaj çdo sulmi në urë, ndërsa festimet në Ukrainë po ngrenë shqetësime për përshkallëzimin e mundshëm të mëtejshëm.

Dhjetra njerëz u vranë dhe disa u plagosën në bombardimet ruse gjatë natës në qytetin e Zaporizhia, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës, një ditë pas goditjes në urën e vetme që lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë, që ishte një goditje e madhe për prestigjin rus.

Kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ukrainase janë përfshirë në beteja shumë të ashpra në zonën e qytetit të rëndësishëm strategjik të Bakhmut (lindje), të cilin ushtria ruse po përpiqet ta pushtojë. Cnn.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme