Shpërthimi në Velipojë, Manastirliu viziton në spital nënën dhe tre fëmijët e plagosur

Sociale | 5 vite më parë

Katër anëtarë të një familje nga Lezha kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një hotel në Velipojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe të lënduar mbetën K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 18 vjeç, E. Gjoka  19 vjeç dhe A. Gjoka 30 vjeç. Të katër të plagosurit u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nisur nga gjendja e rëndë, u nisën më pas me helikopter në pavijonin e djegieve në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar të plagosurit duke u shprehur se “mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë”. “Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, theksoi Manastirliu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme