Shpresëdhënëse, gratë në Afganistan po udhëheqin protestat kundër talebanëve

Talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit por jo dëshirën e popullit afgan për të mbrojtur liritë e tyre. Në protestën e organizuar ditën e djeshme video mahnitëse të grave që udhëheqin burrat në protestat kundër talebanëve brenda pak orësh janë bërë virale.
Pas ardhjes së talebanëve në fuqi shumë gra afgane kanë frikë për jetën dhe sigurinë e tyre nën sundimin brutal, i cili historikisht ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave.
Por disa gra ditën e djeshme mposhtën frikën dhe marshuan para dhe përkrah burrave gjatë protestave të së enjtes, duke brohoritur dhe duke mbajtur flamujt kombëtar lart. Në një video, një grua shihet duke ngritur grushtin lart, duke i nxitur burrat përreth saj të ecin përpara dhe të vazhdojnë marshimin. Një turmë afganësh morën pjesë në demonstratat e të enjtes, të cilat shënuan 102 vjetorin e pavarësisë së vendit nga Britania në 1919.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




