Shqetësime për favorizim të Serbisë, PE kërkon nisjen e hetimeve ndaj Komisionerit Oliver Varhelyi

Botë | 4 vite më parë

Parlamenti Evropian ka kërkuar nisjen e hetimit të brendshëm ndaj Komisionierit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, pas shqetësimeve për favorizim të Serbisë. Sipas raportit të miratuar, Komisioni Evropian duhet të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm për politikat e ndjekura nga Varhelyi, aleat i kryeministrit nacionalist të vendit Viktor Orban, të cilat bien në kundërshtim me kodin e sjelljes së komisionit.

Në dhjetor 2021, komisioni befasoi shumë njerëz duke hapur bisedimet e anëtarësimit me Beogradin për një sërë politikash, pavarësisht tensioneve të pazgjidhura të Serbisë me ish territorin e saj të Kosovës. Varhelyi tha më pas se “Serbia po bën një hap tjetër shumë të rëndësishëm përpara në anëtarësimin në Bashkimin Evropian“. Ligjvënësit e BE janë gjithashtu të shqetësuar për qëndrimin e Varhelyi ndaj udhëheqësit serb boshnjak me mendje separatiste Milorad Dodik.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Aleksandër Vuçiç goditi kërkesat e BE-së për zbatimin e  sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, duke i quajtur ato një ndërhyrje “brutale” në punët e brendshme të vendit të tij. Orban ka kritikuar sanksionet e BE-së, duke thënë se ato dëmtojnë më shumë ekonominë hungareze.

Edhe pse zyrtarisht kërkon t’i bashkohet klubit të kombeve të Evropës, Serbia ka injoruar vazhdimisht thirrjet për të harmonizuar politikat e saj të jashtme me ato të BE-së, duke përfshirë sanksionet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme