Shqipëri, 87 përqind e popullsisë disponon llogari bankare

Ekonomi | 5 vite më parë

 

Numri i llogarive depozituese të familjeve në sektorin bankar arriti në 3.74 milionë,  bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas saj kjo është një rritje me 7.5% krahasuar me një  vit më parë.

Sipas BSH-së, rreth 87 përqind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë janë depozitues të paktën të një numri llogarie bankare, ku përfshihen edhe shumë depozitues  emigrant ose jo rezidentë në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare statistikore tregojnë se vitin e kaluar 43.5 përqind e depozituesve në  banka ishin gra.

Kjo shifër është në rritje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2019, gratë përbënin 42.7  përqind të depozituesve, ndërsa për vitin 2018, 41.9 përqind.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme