Shqipëri-Francë marrëveshje për ujësjellësin e Durrësit! Rama: Do sjellë transformim rrënjësor! Bonne: Jemi krah jush

Politikë | 4 vite më parë

Agjencia Franceze për Zhvillim do të financojë rrjetin e ujësjellësit të Durrësit, ku do të jap 60 milionë euro kredi dhe 1 milion euro grant. Një investim i madh që vjen në kuadër të fondeve që u mblodhën në konferencë e Brukselit për tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Kjo marrëveshje e arritur ndërmjet Francës dhe qeverisë shqiptare, u firmos mes ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe sekretares franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne.

Ky investim do të transformojë të gjithë rrjetin e furnizimit me ujë në zonën e Durrësit.

Firmosja e marrëveshjes

Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të sjellë transformim rrënjësor për Ujësjellësin e Durrësit dhe domethënës për të gjithë ata që kanë pasur dyshime për angazhimin e fondeve në konferencën e Brukselit për tërmetin.

“Firmosje e rëndësishëm e dakordësua në parim për të ndërhyrë me një investim masive në të gjithë zonën e Durrësit që faktikisht plotëson një proces të gjatë dhe të ndërlikuar, transformimi të gjithë sistemit të ujësjellësit të Durrësit. Kujtoj që kur tragjedia e 26 nëntorit ndodhi, presidenti francez Macron ishte ndër të parët që u interesua për situatën. Janë fonde që një pjesë e tyre janë futur në procesin e zbatimit me programin e BE për shkolla çerdhe. Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime për angazhimin e fondeve në konferencën e Brukselit për tërmetin, ja ku janë”, tha Rama.

Sekretarja franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne tha se Shqipëria ka ecur para me reformat dhe se Franca do të jetë gjithmonë krah të saj.

“Përshëndet reformën e drejtësisë që Shqipëria ka kryer dhe nuk ka të ngjashëm në BE. Perspektiva në BE kërkon shndërrime të thella në fushën ekonomike, sociale dhe mjedisit dhe pozicioni juaj gjeografik ju jep një avantazh të madh. Mund t’ju them se do keni gjithmonë mbështetjen e Francës për aq sa do të keni nevojë. Metodologjia e re për negociatat e aderimit do të bëjë të mundur shkëmbimin përgjatë rrugës”, tha Bonne.

Laurence Bonne ndodhet sot në Tiranë, ku më herët u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama. Dy delegacionet biseduan mes tyre mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës, ku fokusi ishte pikërisht ujësjellësi i Bashkisë Durrës.

Takim i Ramës me Laurence Bonne në Kryeministri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme