Shqipëri-Kosovë, forcim i bashkëpunimit në fushat prioritare

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Spiropali bisedoi me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Spiropali theksoi se, “ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të forcës tonë qeverisëse, në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveri, për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




