Shqipëri-Kosovë, rritje eksporteve bujqësore duke eliminuar çdo hallkë burokracie

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca priti të shtunën në një takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.

Ministrja Krifca bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në vendet tona.

“Folëm për hapa konkretë se si të nxisim më shumë shkëmbim tregtar bujqësor, më shumë eksport, duke eliminuar çdo hallkë burokracie të panevojshme. U zotuam për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim për të siguruar më shumë ekonomi për komunitetet rurale dhe për të fuqizuar avantazhet konkurruese të vendeve tona”, tha ministrja Krifca.

Ministrja e njohu homologun e saj nga Kosova lidhur me Programin IPARD.

Ministri i Kosovës, Peci gjatë takimit foli për mundësinë e zbatimit të programit IPARD edhe në Kosovë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë ministri Peci i shoqëruar nga ministrja Krifca vizituan  në Savër të Lushnjes, punën e tre agropërpunuesve përfitues, Ejupit, Netës dhe Lulos që bashkëpunojnë zinxhir me mijëra fermerë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme