Shqipëri- Mali i Zi, Abazoviç: Ura që do të lidhë 34 km plazhe, të cilat vizitohen nga 530.000 turistë

Rajon | 4 vite më parë

Shqipëria dhe Mali i Zi, duket se do të fitojnë hapësira të reja sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare mes të dy vendeve. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me anë të një publikimi në rrjetet sociale, ka ofruar disa informacione të reja të rëndësishme mbi urën që do të ndërtohet mbi Bunë, e që do të lidhë në një distancë mjaft të shkurtër Shqipërinë me Malin e Zi. Sipas Abazoviç, ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit.

 “Informacion i ri për urën në Bojana. Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139 metra. Ura do të jetë 17 metër e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 metër secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1.25 metër secila. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit. Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km. Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024. Bëjmë njerëzit bashkë! Po e bëjmë ekonominë të fortë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”, ka shkruar Abazoviç.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme