Shqipëria del në tregun ndërkombëtar për marrjen e eurobondit 700 mln euro, deri tani sigurohen 650mln euro

Shqipëria ka dalë sot në tregun ndërkombëtar për të marrë eurobondin e 5 prej 700 milionë euro. Procesi po udhëhiqet nga zv kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj. Sipas informacioneve deri tani është arritur te sigurohet 650 milionë euro, por vlera e sakte ende nuk është finalizuar pasi procesi vijon.
Bankat fituese JP Morgan; Societe Generale; Banca IMI & OTP, që janë përzgjedhur si Menaxherë Bashkëdrejtues do të drejtojnë procesin e emetimit nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar, kanë analizuar edhe interesin e investitorëve të huaj dhe normat e interesit.
Synimi i Shqipërisë është emetimi i eurobondit 700 milionë euro (85.2 mld lekë) me qëllim që të përdoret si më poshtë:
34.1 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj gjatë vitit 2021
42.5 miliardë lekë për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj në vitin 2022
8.5 miliardë lekë për financimin e deficitit buxhetor gjatë vitit 2022.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




