Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Punëve të Brendshme 2026 për luftën kundër krimit të organizuar

Politikë | 6 muaj më parë

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar më 29 Prill 2026 në Londër, Dialogun e Punëve të Brendshme 2026.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nënshkrimi për palën shqiptare u bë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka.

Ky partneritet ka në vëmendje të veçantë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, migracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare.

Nënshkrimi i Dialogut për Punët e Brendshme 2026, si vijim i Dialogut Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025-2026, është tregues se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë partnerë të besueshëm të njëri-tjetrit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme