Shqipëria dhe Greqia bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë festave dhe sezonit turistik

Rajon | 5 vite më parë

Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve kryesisht për festa dhe gjatë sezonit turistik që nis së shpejti. 

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi mes zëvendësministrit të Brendshëm Andi Mahila  me zëvendësministrin e Mbrojtjes Qytetare dhe Emigracionit të Greqisë, Eleftherios Oikonomou në kufirin mes dy vendeve.

“Synojmë fillimisht lëvizje të sigurt dhe pa probleme, kryesisht për periudhat e festave siç është kjo e Pashkëve, gjatë javës së ardhshme, por patjetër edhe gjatë sezonit turistik dhe festave të fundvitit” tha zoti Mahila. 

Bashkërendimi i veprimeve të përbashkëta për vënien në funksion të Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor dhe Doganor, marrëveshje e cila është nënshkruar midis dy qeverive dhe ratifikuar nga parlamentet respektive, ishte një temë tjetër diskutimi e takimit dypalësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme