Shqipëria do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Serbi

Ekonomi | 5 vite më parë

Sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe  agropërpunimit do të jenë të pranishëm në edicionin e 89-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, që zhvillohet në Novi-Sad, Serbi, nga data 21 deri 27 maj 2022, njofton ATSH.

Ku aktivitet vjen në kuadër edhe të nismës “Ballkani i Hapur”, që shënon një progres të madh në lehtësimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore të përpunuara.

Në forcim të kësaj nisme do të organizohet stenda e përbashkët për kompanitë që vijnë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se ky panair synon të kontribuojë në rrjetëzimin e mëtejshëm të kompanive dhe nxitjen e tregtisë për produktet e prodhuara në një nga tre shtetet anëtare.

Stenda për kompanitë shqiptare që ekspozojnë prodhimet e tyre në këtë panair, është pa pagesë, ndërsa eventi do të shoqërohet me takime bilaterale mes sipërmarrësve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme