Shqipëria duhet të mendojë për shtim të diversifikimit të burimeve të energjisë

Ekonomi | 4 vite më parë

Expocity Edicioni i 4-t i Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë është zhvilluar këtë të martë ku të gjitha palët e interesuara si biznese, institucione publike të sektorit, patën mundësinë të ndajnë zhvillimet, risitë dhe pikëpamjet e tyre mbi sektorin.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja  duke theksuar se kjo është një sfidë tha se “Çmimi i energjisë është i paqëndrueshëm”, 

Ndërkohë që Gjergj Simaku zv Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se do të rishkohet ligji për energjinë e rinovueshme.

Drejtuesi i KESH,  Ergys Verdha bëri me dije se në tetor fillon edhe prodhimi i energjisë nga 2 anijet e marra me qira, çka do të kufizojnë blerjen e energjisë.

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar të Energjisë, do të qëndrojë i hapur edhe të mërkurën duke vënë fokusin te zgjidhjet e zgjuara të sektorit, mundësitë më të mira teknologjike të investimit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme