Shqipëria e Kosova nderojnë ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, Begaj: Detyrë e jona të fuqizojmë faktorin shqiptar

Politikë | 4 vite më parë

Në Vlorë, qyteti ku u ngrit për herë të parë flamurit i Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar 110 vite më pas. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit Shqiptar dhe të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca si dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë nderuar ceremoninë e ngritjes së flamurit.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule me u përkul me respekt pranë monumentit simbol të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi, ku zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule edhe krerët e lartë të shtetit në Shqipëri e Kosovë, drejtues të pushtetit vendor, si dhe qindra qytetarë të Vlorës dhe jo vetëm.

Fjalën përshëndetëse në këtë ditë të shënuar për shqiptarët e mbajti presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili tha se sot shqiptarët kanë vënë dinjitetin e tyre në botë dhe se Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Begaj tha se është detyrë e Shqipërisë të mbështesë fuqizimin e faktorit shqiptar kudo që ata jetojnë.

“Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, është partnere e besuar dhe aleate e SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë. Ndërsa para 110 vite diskutohej copëtimi i trevave shqiptare, sot Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes. Samiti i 6 dhjetorit është një mesazh mbështetje për shqiptarë dhe një arritje për të gjithë rajonin. Historia jonë na vjen si amanet, askund më mirë se në Vlorën e Flamurit nuk mund të marrë më mirë mesazhi për përmirësimin e të gjithëve dhe sidomos të klasës politike dhe demokratizimin e institucioneve. Shqipëria ka detyrë të mbështesë fuqizimin e faktorit shqiptar kudo që ata jetojnë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e kombëtare. Patriotët që nderojmë sot janë shembulli më i mirë për t’u bashkuar për interesat kombëtare”, tha Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme