Shqipëria e skive jep shpresë… Të dytët në SES Cup

Shqiperia renditet e dyta ne garen e Slalomit ne SES Cup. Erjon Tola zhvillon zbritjen e pare ne menyren me te mire te mundshme duke u renditur i pari, ndersa vendi i 12 per Kevin Qerimin ne zbritjen e pare, nje rrezultat i shkelqyer per skiatorin e ri! Edhe zbritja e dyte ishte mjaft e mire per Tolen i cili arriti vendin e dyte ne rrezultatin e pergjithshem mes 30 sportisteve meshkuj.
Rrezultati i arritur nga Tola e shpalli ate me te mirin e Ballkanit ne Slalom. Befasoi te gjithe dhe Kevin Qerimi ne zbritjen e dyte duke u renditur i katerti ne rezultatin e pergjithshem. Ne renditjen ballkanike Qerimi u rendit i treti ku sebashku me Tolen u ngjiten te dy ne podium! Shqiperia perfaqesohet ne Ses Cup me 5 sportiste, 4meshkuj dhe 1 femer. Kjo gare sherben per pergatitjet e kampionatit boteror qe zhvillohet ne muajn shkurt ne itali dhe per kualifikueset ne olimpiade.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




