Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të OKB, Rama: Ditë historike

Shqipëria merr sot (1 qershor) drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB për 30 ditë. Teksa ndodhet në New York, Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në rrjetin social Facebook ka dekaruar se më 2 qershor do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare. Rama siguron se Shqipëria do të mbetet gjithnjë e angazhuar për të promovuar drejtësinë dhe sundimin e ligjit.
Rama thekson se po bën gjithçka për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën e errët, teksa ndalet te lufta e Rusisë në Ukrainë për të cilën thekson nevojën urgjente për veprim, pasi sipas tij, për viktimat e panumërta duhet të dënohen përgjegjësit.
“Mirëmëngjesi dhe në këtë ditë historike për Shqipërinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur për herë të parë në histori vendi ynë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë. Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të paprëshkrueshme në më shumë se 50 konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po Lufton ti vendosë autotët e krimeve të rënda para përgjegjësisë. Në europë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura. Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmëri. Është urgjente të veprojmë tani, për viktimat e panumërta të kuptimeve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë për të mborjtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur pjesën tonë për të përmbushur. Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor i kushtohet “Forumit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare. Kombet e bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim. Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort”, thotë Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




