Shqipëria në dosjen “Epstein” -Zyrtari i KiE , informoi financierin për vajzat “e mrekullueshme”

Botë | 9 muaj më parë

Mbi 3 milionë faqe të reja, ku përfshihen 2 mijë video, 180 mijë imazhe apo edhe emaile u publikuan nga dosja e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein.

Mes materialeve është edhe një ku përmendet Shqipëria. Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Europian Thurbon Jangland,  i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri.

Në dokumentin që mban datën 25.maj. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme.

Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.  Dosjet përfshijnë detaje rreth kohës së kaluar në burg të Jeffrey Epstein – një raport psikologjik – dhe vdekjen e tij ndërsa ishte në burg, së bashku me të dhëna hetimore mbi Gaislein Maksuell, bashkëpunëtoren e Epstein, e cila u dënua për ndihmën e tij në trafikimin e vajzave të mitura. Dokumentet hedhin dritë mbi lidhjen e ngushtë të financierit me elitën e Britanisë.

Ato përfshijnë email-e midis Epstein dhe një personi të quajtur “Duka” – që besohet të jetë Andrju Mauntbatn Ëindsër – ku diskutojnë për darkë në Pallatin Buckingham, ku kishte “shumë privatësi”. Një tjetër mesazh nga Epstein përfshin një ofertë për ta prezantuar “Dukën” me një grua 26-vjeçare ruse.  Epstin u dënua në vitin 2008 në Florida për nxitje seksuale nga një vajzë 14-vjeçare, pasi arriti një marrëveshje të diskutueshme pranimi fajësie me prokurorët.

 Ai vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në burg nën akuzat për një rast të gjerë trafikimi seksual. Presidenti amerikan përmendet qindra herë në dosjet e publikuara rishtazi. Trump kishte një miqësi me Epstein, por ai thotë se ajo u prish shumë vite më parë dhe ka mohuar çdo dijeni për krimet e tij seksuale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme