Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve, Xhaçka: Hap pozitiv

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka ka bërë të ditur se në Athinë është zhvilluar mbledhja e parë e komisionene Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Me anë të një postimi në facebook, Xhaçka shkruan se marrëveshja është një hap pozitiv e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve.

“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona” shkruan Xhaçka.

Shqipëria ka përfunduar negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Ndërkohë pritet që të miratohet se shpejti marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore edhe me Zvricrën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme