Shqipëria U-20, tjetër humbje në Europian

Basketboll | 3 vite më parë

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem, që drejtohet nga Eni Llazani, ka pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Shkup. Një humbje me dhimbje, sepse ka ardhur në kohën shtesë, pas së cilës Zvicra ka fituar me dy pikë diferencë, 81-79.

Një ndeshje e mirë e kuqezinjve tanë, të cilët kanë luajtur si të barabartë me Zvicrën. 18-22 perioda e parë për Zvicrën. Reagon Shqipëria në të dytën, teksa ka fituar 16-9 dhe në pushim ka kryesuar 34-31. 18-25 e treta për Zvicrën, ndërsa në total rezultati ka shënuar 52-56. 18-14 e fundit për Shqipërinë dhe 70-70, madje rreth dy minuta përpara përfundimit të takimit, tanët kryesonin 70-68. 9-11 koha shtesë dhe në përfundim 79-81.

Lojtari më i mirë për Shqipërinë e moshës deri në 20 vjeç ishte përsëri Xhuljan Tola me 8 pikë të shënuara, 11 kapje topi në tabelë, 3 asiste dhe 1 bllokim të sulmit të kundërshtarit në aksion e sipër. Ndeshja e fundit në grup për kuqezinjtë do të jetë të mërkurën në ora 13:30 ndaj Letonisë. Sakaq Kosova ka fituar me Azerbajxhanin, 75-71. Kampionati Europian i moshës deri në 20 vjeç, Divizioni B, mbyllet më 16 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme