Shqiptarja Edit Shkreli u betua si gjyqtare në New York

Juristja Edit Shkreli, me origjinë shqiptare do të shërbejë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut.
Në ceremoninë e zhvilluar më 8 nëntor sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, u shfaqën dhe simbolet shqiptare.
Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork.
Shkreli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA.
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar me këtë rast gjyqtaren e parë shqiptare në New York. “Urime të përzemërta Edit Shkrelit, një vajzë e shkëlqyer, e cila u betua si gjyqtarja e parë shqiptare në New York”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale .
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




