Shtatë persona humbin jetën në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit

Botë | 5 vite më parë

Shtatë qytetarë afganë kanë humbur jetën në turmat e krijuara jashtë aeroportit të Kabulit, në një kohë që njerëzit po përpqien në mënyrë të dëshpëruar të largohen nga Afganistani pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët. “Kushtet në terren mbesin ekstremisht sfiduese por ne po bëjme gjithcka për të manaxhuar situatën në ënyrën më të sigurt të mundshme”, – u shpreh ministria britanike e mbrojtjes.

Jashtë aeroporitit skenat vijojnë të jenë kaotike ndërkohë që mijëra afganë po tentojnë të largohen dhe qeveritë e huaja po përpiqen të evakuojnë qytetarët e tyre dhe kolegët e tyre afganë. Sipas BBC< rreth 4 500 trupa amerikane po kontrollojnë aktualisht aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai, dhe rreth 900 ushtarë britanikë patrullojnë në këtë aeroport si pjesë e përpjepjekve për të siguruar fluturimet e evakuimit. 

Militantët talebanë ndërkohë kanë ngritur pika kontrolli rreth perimetrit të aeroportit dhe nuk lejojnë që atje të hyjnë afganë që nuk kanë dokumente udhëtimi.  Ndqërkohë, gjatë ditës së djeshme Pentagoni bëri të ditur se rreth 17 mijë persona, përshi 2500 qytetarë amerikanë janë evakuar nga kabuli, qëkur ai u mor nga talebanët. Dy baza ushtarake në jug të spanjës është bërë e ditur se do të përdoren për të mbështetur evakuimet amerikane nga kabuli.  
Ne një bisedë telefonike mes presidentit biden,  dhe kryeminisrti spanjoll Pedro Sances, u tha se dy bazat do të përdoreshin për të strehuar afganë që kanë punuar me amerikanët, para se ata të transferohen në vende të tjera.  Spanja ndërkohë ka hapur ehde një qendër pritjeje jashtë madridit për punonjësit afgnë të organizmaeve europiane  të evakuar nga Kabuli. 

Mediat e huaja gjithashtu raportojnë se një grua afgane ka lindur foshnjën e saj në bordin e avionit amerikan me të cilin po udhëntonte drejt një baze ajrore në Gjermani. PAsi gruaja filloi të kishte komplikime, komandanti I avionit vendosi të zbriste në lartësi në mënyrë që të ngrihej presioni i ajrit brenda në mjet, cka ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës. Pasi avionic u ul, mjekët ushtarakë amerikanë e ndihmuan gruan të lindte 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme