Shtëpia e Bardhë: Komunizmi në Kubë dështoi, njerëzit meritojnë lirinë

Botë | 5 vite më parë

 Komunizmi është një ideologji që dështoi dhe populli i Kubës meriton liri dhe një qeveri që e mbështet, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

”Havana është një qeveri autoritare komuniste që ka shtypur njerëzit e saj”, shtoi ajo.

“Komunizmi ka dështuar dhe Kuba është një shtet i dështuar”, deklaroi presidenti Joe Biden në lidhje me protestat që ndezën ishullin.

Biden theksoi se SHBA po përpiqen të rikthejë internetin në vend dhe po dërgojnë  ndihma të ndryshme për të luftuar Covid-19.

Ndërkoh, duke folur edhe për Haitin, Biden tha se ”dërgimi i trupave amerikane nuk është në rendin e ditës” dhe se ”thjesht po dërgojmë disa marinsa për të mbrojtur ambasadën”./ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme