Shtyhet vendimi për studentët e mjekësisë – Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e kuvendit për heqjen e pezullimit

Aktualitet | 3 vite më parë

Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik për studentët e Mjekësisë pa marrë  një vendim përfundimatar.

Kjo gjykatë dëgjoi palët në lidhje me pretendimet e tyre . ndërsa rrëzoi kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës pezulluese.

Studentët kërkuan shfuqizimin si antikushtetues të disa pikave të nenit 4 dhe një pjesë të nenit .Ligji në fjalë parashikon tarifa më të larta universitare për studentët e Mjekësisë që nuk pranojnë që pas përfundimit të studimeve të punojnë për një periudhë të paktën 5-vjeçare në sistemin shëndetësor të vendit tonë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme