Shtyrja e Konferencës së Kryetarëve, po punohet për gjetjen e një rruge ligjore për nënkomisionin për Reformën Zgjedhore

Politikë | 3 vite më parë

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e parashikuar për t’u zhvilluar këtë të mërkurë (13 mars) u shty, ndërsa burime për RTSH-në bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e një rruge ligjore për ngritjen e nënkomisionit për Reformën Zgjedhore.

PS-ja dhe Rithemelimi ramë dakord ditën e djeshme për ngritjen e një nënkomisioni për Reformën Zgjedhore me përfaqësim të përbashkët që do të shqyrtojë të gjithë projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kjo dakordësi erdhi si rrugë e mesme, pasi Rithemelimi kërkoi ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, mandati i së cilit mbaron pas disa ditësh, ndërsa PS e konsideron atë funksional.

Ndërkohë, kreu deputeti demokrat Gazmend Bardhi, ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar se: Po punohet për objektin e komisioneve hetimore parlamentare.

Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë  të martën (12 mars) lidhur për ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi. Në mbledhjen esotme të Konferencës së Kryetarëve  pritej të zyrtarizohen çështjet për të cilat u ra dakort dje , përfshirë edhe objektin e komisioneve hetimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme