Siguria dhe prioritetet për vitin 2023, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë më 23 janar Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nëpërmjet një njoftimi, Presidenca bën me dije se në Këshillin e Sigurisë do të bëhet një analizë e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe po ashtu do të diskutohet edhe në lidhje me prioritetet për vitin 2023.
“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jenë të pranishëm anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




