Siguria e kufijve të NATO-s, Peleshi: Trupat shqiptare krahas atyre italiane në Bullgari

Trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut do të shërbejnë për një periudhë 6-mujore në Novo Selo, Bullgari, nën komandën e Forcave të Armatosura Italiane.
Lajmin e njoftoi Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një status në rrjetet sociale. “Shqiptarët do të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre të NATO-s për të garantuar sigurinë e kufijve të Aleancës” njoftoi ai.
Ministri Peleshi shprehu krenarinë për pjesëmarrjen e ushtarakëve shqiptarë në misionet ndërkombëtare të sigurisë, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës së NATO-s.
“Kontingjentet shqiptare i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Bullgari, aty ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre për sigurinë e kufijve të Aleancës “thekson Peleshi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




