Siguria në Ballkanin Perëndimor dhe lufta në Ukrainë, Presidenti Begaj viziton NATO-n më 7 mars

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i vendit Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Aleancën e Atlantikut të Veriut më 7 mars.

Begaj pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me sigurinë në Ballkanin Perëndimor, luftën në Ukrainë dhe zhvillimet strategjike në krahun lindor të Aleancës.

“Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me  zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Një nga pikat e diskutimeve do të jetë edhe “angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.”

Në këtë vizitë zyrtyare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Për Begajn, kjo është vizita e parë zyrtare në NATO në cilësinë e Presidentit të Republikës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme