Siguroi mbështetje luftarake nga SHBA dhe Gjermania, Ukraina ‘zgjohet’ nga sulmet raketore ruse, ngrihen sirenat e alarmit

Pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania njoftuan planet për të armatosur Ukrainën me dhjetëra tanke luftarake, Rusia ka nisur sulmet ajrore. Guvernatori i Zhytomyr, Vitaliy Bunechko, ka postuar një paralajmërim për sulm ajror dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore.
“PARALAJMËRIM! Ekziston rreziku i një sulmi me raketa! Tani është e nevojshme të reduktohet sa më shumë ngarkesa në sistemin energjetik të rajonit dhe të vendit. Kjo do t’i lejojë kompanitë e energjisë të përgatiten më mirë për situata emergjente. Fikni të gjitha pajisjet elektrike të panevojshme! Bëhuni gati për ndërprerje emergjente të energjisë elektrike! Mos përdorni ashensorë. ‼️ Mos i injoroni sinjalet e alarmit të ajrit. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, qëndroni në strehimore. Ne besojmë në mbrojtjen tonë ajrore dhe fitoren!“, tha Bunechko.
SHBA dhe Gjermania siguruan Ukrainën për mbështetje luftarake. Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë eksportin e tyre nga vendet partnere. Gjermania do të sigurojë në hapin e parë 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake. Po ashtu, edhe SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të cilat janë ekuivalente me një batalion ukrainas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




