Simona Halep fiton turneun Masters të Romës

Tenistja rumune Simona Halep, aktualisht numri 2 në botë, fitoi sot turneun Masters të Romës, që zhvillohet në fushat me dhè. Ajo mundi në finale çeken Karolina Pliskova, që u detyrua të tërhiqet në setin e dytë.
Pliskova, e dëmtuar, u tërhoq me lot në sy në shifrat 6-0, 2-1 të setit të dytë, ndërkohë që nuk pat fituar dot asnjë “game” as në të parin. Një ndeshje pa histori, ku Halep përfitoi nga problemet fizike të rivales për të fituar.
Këtë sezon, tenistja rumune ka fituar në Dubai, Pragë dhe Romë, duke qenë favorite për fitimin e grand slam të Roland Garros, që nis të hënën në Paris.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




