Siner sfidon Medvedevin…

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Siner sfidon Medvedevin në finalen e Australian Open, por nuk do të ketë parakalim në renditje. Në rast fitoreje, tenisti italian do të arrinte në 8310 pikë, duke mbetur prapa tenistit rus që ka aktualisht 8765 pikë.

Janik Siner është  gati për të fituar Slamin e parë të karrierës së tij. Por për të arritur këtë qëllim, duhet të mundë rusin Danil Medvedev, i cili sido që të përfundojë ndeshja, do të mbetet përpara Sinerit në renditjen ATP.

Sinner është aktualisht në vendin e katërt me 7610 pikë dhe, në rast fitoreje, ai do të përfitojë 700 pikë duke shkuar në 8310 pikë. Shumë kjo ende larg mundësisë për t’u ngjitur në podiumin e renditjen botërore dhe për të parakaluar Medvedevin, i cili ka 8765 pikë.

E megjithatë, në rast triumfi në Australian Open, Sinneri do të hynte në historinë e sportit italian duke u bërë italiani i tretë që fiton një turne Grand Slam pas Nicola Pietrangeli dhe Adriano Panatta, që fitoi Roland Garros në 1959, në 1960 dhe 1976. Por edhe vetë Medvedev ka diçka për të fituar.

Ai synon drejtpërdrejt vendin e dytë të zënë aktualisht nga Carlos Alcaraz. 27-vjeçari moskovit mund të arrijë 9465 pikë, duke shënjestruar spanjollin që ka arritur në 9255. Të gjithë duhet të presin se çfarë do të ndodhë në Rod Laver Arena në Melburn mëngjesin e së dielës së 28 janarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme