Siti i përgjigjet Liverpulit dhe rimerr vendin e parë

Angli | 5 vite më parë

Në javën e tridhjetë e pestë të Premier Ligës, vijon dueli në distancë mes Manchester City dhe Liverpool. Reds shkuan 1-0 në Neëcastle falë golit të Keita. Fillimi i shkëlqyer i të besuarve të Klopp u shpërblye në minutën e 19-të. Milner rikuperon,  Diogo Jota asiston dhe Naby Keita shënon. Rastet nuk mungojnë në vazhdim, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund dhe Liverpool u gëzohet tri pikëve.

Gjithsesi, skuadra e Guardiolës u përgjigj duke fituar 4-0 përballë Leeds me Rodri (13′), Ake (54′), Gabriel Jesus (78′) dhe Fernandinho ( 93′).  Me këtë fitore, City u rikthye në +1 ndaj Liverpool-it, duke qëndruar përpara në duelin kokë më kokë prej një kohe të gjatë me skuadrën e Klopp. Nga ana tjetër, Leeds mbetet së bashku me Burnley-n me 34 pikë, +5 nga vendi i tretë nga fundi, Everton, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak.

Norëich zbret zyrtarisht në Champions pas një kapitullimi 2-0 me Aston Villa.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme