Situata në Vorë, Celibashi: Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ-së në përputhje me ligjin

Vora, deri pak minuta më pare, duket se ka qenë epiqendra e akuzave të PD-së ndaj PS- LSI, lidhur me administrimin e procesit zgjedhor. Për këtë PD ka bërë edhe një padi penale ndaj 5 anëtarëve të KZAZ, Vorë. Lidhur me këtë situatë, në KZAZ-në Vorë, ka shkuar edhe vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit, pasi është njohur me situatën, në lidhje me mospranimin e propozimeve të PD për kryetar komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë, është shprehur se KZAZ ka respektuar ligjin.
“Nga pikëpamja procedural, vendimet e tyre kanë qenë në rregull. Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ, plotësimi i kërkesave të ligjit për të patur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD. Në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD”, tha Celibashi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




